Bojkot i përkohshëm i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend/ Zbulohet mesazhi i Gaz Bardhit për deputetët demokratë

Bojkot i përkohshëm i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend/ Zbulohet mesazhi i Gaz Bardhit për deputetët demokratë

Grupi parlamentar demokrat ka vendosur të bojkotoje përkohësisht punimet e kuvendit nisur nga kjo e hënë. Zbulohet mesazhi që kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi i ka dërguar deputetëve të PD. NJOFTIM I RËNDËSISHËM: 1. Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush! 2. Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohëshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në senacën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ju falenderoj shumë! Shihemi nesër në mbledhje! KryetariGazment Bardhi