Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Si u thye heshtja zgjedhore/ Kandidatët e pavarur, Balla e Mazniku zgjedhin të japin mesazhe politike ditën e votimit
Dionis Sota dhe Pavlo Shkarpa TIRANE- Kandidatët e pavarur në Berat dhe Vlorë kanë thyer sot heshtjen zgjedhore. Edhe pse sot ishte dita e votimit, ata kanë përçuar mesazhe politike. Siparin e nisi kandidati i pavarur për Bashkinë e Beratit, Pavlo Shkarpa, i cili foli për planet e tij për qytetin duke deklaruar se ai ka projektin më të mirë për këtë bashki. “Dua ta projektoj te ardhmen e këtij qyteti. Unë luftën e kam me shtetin, ne jetojmë ne diktature, edhe pse thuhet qe jetojmë ne demokraci. Berati është i yni, ne kemi nevoje për këtë qytet, Berati s’ka nevoje për ne. Berati sot duhet te zgjedhe njeriun me te mire. Unë kam projekte te mëdha për këtë qytet se kam dëshirë ta ndryshoj....