VIDEO-Makina e policisë përplaset me “Benz-in” në aksin Fier-Patos, lëndohen 2 efektivë

VIDEO-Makina e policisë përplaset me “Benz-in” në aksin Fier-Patos, lëndohen 2 efektivë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Patos ku janë përplasur dy automjete duke shkaktuar tre të lënduar. Konkretisht rreth ores 15:10, një automjet i policisë është përplasur me nje automjet tip “Benz” teksa udhëtonin në kahe të kundërta . Si pasojë e përplasjes dy efektivë të komisariatit të Fierit janë lënduar dhe dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore së bashku me drejtuesen femër. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit por paraprakisht nga grupi hetimor për rastin thuhet se reshjet e dendura të shiut që po vijojnë prej mbrëmjes së djeshme, kanë vështiresuar shikueshmerinë në rrugë. Megjithatë hetimi për shkaqet e aksidentit po kryhet dhe pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv