Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Mbi 200 persona të zhdukur pasi një varkë u përmbys pranë kufirit Tajlandë-Malajzi
Bota E Diel, 9 Nëntor 2025 15:43 Qindra persona janë zhdukur të dielën pasi një varkë u përmbys pranë kufirit mes Tajlandës dhe Malajzisë, njoftuan autoritetet malajziane të detarisë. Deri më tani janë shpëtuar 10 persona, ndërsa është gjetur një trup i pajetë. Sipas Admiralit të Parë Romli Mustafa, drejtor i autoritetit detar për shtetet veriore Kedah dhe Perlis, rreth 300 persona ndodheshin në bord kur anija u nis nga Buthidaung, në Mianmar, tre ditë më parë. Ai shtoi se shpresa për të gjetur të mbijetuar mbetet, ndërsa kërkimet vazhdojnë në det. Sipas raportimeve të mediave shtetërore Bernama, ndër të shpëtuarit janë tre burra nga Mianmari, dy nga komuniteti Rohingya dhe një shtetas i Bangladeshit, ndërsa viktima e gjetur është një grua Rohingya. Komuniteti Rohingya,...