Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë pas dyshimeve për dronë rusë

Britania dërgon trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë pas dyshimeve për dronë rusë

Bota E Diel, 9 Nëntor 2025 15:43 Britania e Madhe ka dërguar personel dhe pajisje ushtarake në Belgjikë për ta ndihmuar atë në forcimin e mbrojtjes ajrore, pas disa shkeljeve të hapësirës ajrore belge me dronë, që dyshohet se janë kryer nga Rusia. Shefi i ri i ushtrisë britanike, Sir Richard Knighton, tha se homologu i tij belg kishte kërkuar ndihmë më herët gjatë javës, dhe se trupat dhe pajisjet janë tashmë në rrugë drejt Belgjikës. Të enjten mbrëma, aeroporti kryesor i vendit, Zavantem, u detyrua të mbyllej përkohësisht pasi u vunë re dronë në afërsi të pistës. Dronë të ngjashëm janë vërejtur edhe në zona të tjera, përfshirë një bazë ushtarake. Sir Richard tha se nuk ka prova të qarta që dronët janë dërguar...