Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zbulohet sekreti i jetëgjatësisë/ Nuk është dieta apo palestra, por diçka shumë më e thjeshtë
Një studim ndërkombëtar i botuar ne “Journal of the American College of Cardiology” zbuloi disa rekomandime më konkrete për jetëgjatësinë e njeriut. Studiues nga Holanda, Spanja dhe SHBA-ja shqyrtuan të dhënat bazuar në 12 studime që përfshinin më shumë se 111,000 pjesëmarrës. Rreziku i vdekjes së parakohshme nga të gjitha shkaqet mund të ulet me 60% vetëm duke ecur 9,000 hapa ose më shumë në ditë, sipas një studimi të fundit. Ecja me 9,000 hapa në ditë ripërpunon ADN-në tuaj duke rritur jetëgjatësinë. Shpesh kërkojmë zgjidhje komplekse për të qëndruar të rinj, të shëndetshëm dhe plot energji – por një nga ilaçet më të fuqishme është ECJA. Nuk është e nevojshme të bëni stërvitje me intensitet të lartë, mjafton të kryeni lëvizje të vazhdueshme, ritmike...