Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Lufta më Ukrainën/ Lavrov akuza Britanisë dhe BE-së: Po nxisin SHBA-të të heqin dorë nga rruga diplomatike me Rusinë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi sot Brukselin dhe Londrën se po përpiqen të bindin Uashingtonin të braktisë përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës me Rusinë dhe të angazhohet plotësisht në përshkallëzimin ushtarak kundër Moskës. “Për aq sa dimë, Brukseli dhe Londra po përpiqen ta bindin Uashingtonin që të heqë dorë nga rruga politike dhe të bëhet pjesë e ‘partisë së luftës’,” deklaroi Lavrov në një intervistë për agjencinë ruse RIA Novosti. Shefi i diplomacisë ruse shtoi gjithashtu se SHBA nuk ka dhënë ende “asnjë përgjigje thelbësore” për zgjatjen e marrëveshjes bërthamore New START, që skadon në shkurt. Lavrov paralajmëroi gjithashtu se Moska do të reagojë nëse vendet perëndimore vendosin të përdorin asetet e ngrira ruse për të financuar ndihmën ndaj Ukrainës. “Rusia do...