Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tenderat në Shëndetësi/ PD kërkon hetim nga SPAK: AKSHI miliona euro “ONI SHPK” me procedura të mbyllura dhe pa transparencë
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike (PD), Genta Vangjeli, ka denoncuar publikisht Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e akuzuar për shpenzime të dyshimta me vlera miliona euro në kurriz të shëndetësisë, e cila, sipas PD, ndodhet në gjendje të mjerueshme. Denoncimi përqendrohet në mënyrën e kontraktimit, ku AKSHI ka shpenzuar 7 milionë euro me TVSH gjatë periudhës 2018-2025 vetëm për mirëmbajtjen e sistemit të informacionit shëndetësor, duke përdorur vazhdimisht procedura tenderuese të mbyllura dhe pa transparencë. PD thekson se janë lidhur gjithsej 11 kontrata me të njëjtin operator ekonomik, ONI SHPK, duke krijuar një monopol dhe duke shkelur rëndë Ligjin e Prokurimeve Publike. Këto kontrata janë dhënë përmes negocimit pa shpallje të njoftimit të kontratës, një procedurë e lejuar vetëm në raste...