Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Çarls Dikens: Ja pse njerëzit nuk duhet të flasin shumë për vete
…- Mua s’më pëlqen kur të tjerët flasin shumë për përulësinë e tyre, – ia prita, – ose për diçka tjetër që ka të bëjë me veten e tyre. – Oh, po pse, a nuk e dija një gjë të tillë? – tha Uriahu dhe atë çast fytyra e tij, nën dritën e hënës, dukej e qullët dhe ngjyrë plumbi. – Sa pak që e njihni përulësinë e vërtetë të një njeriu që ndodhet në gjendjen time, master Koperfild! Im atë dhe unë kemi mësuar me bursë në shkollë për djem; nëna u rrit në një shtëpi, si të thuash, bamirësie. Nga mëngjesi gjer në darkë na mësonim të ishim të përulur, vetëm këtë na mësonin dhe asgjë tjetër! Duhet të ishim të përulur përpara...