Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq “Buzi Store”

Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq “Buzi Store”

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq bisnesin “Buzi Store”, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”. Në përfundim të hetimeve rezultoi se kompania ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore. Kjo veprimtari rezultoi e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit dhe përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”. Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin “Buzi Store” dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor. Hetimet treguan se “Buzi Store” përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar...