Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
DW: 9 nëntori është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së re gjermane
Bota E Diel, 9 Nëntor 2025 10:54Më 9 nëntor Gjermania feston 36 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën.Fotografi: dpa/picture alliance Një ditë, të cilën gjermanët kujtojnë tmerre dhe gëzime, që nga Nata e Pogromit 1938 deri tek rënia e Murit të Berlinit 1989. Më 9 nëntor Gjermania feston 36 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje. Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, pra fundin e RDGJ-së, u zhduk nga harta politike kampi socialist në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës. 09.11.1918Por...