Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Lufta në Gaza, më shumë se 69 mijë persona humbën jetën nga sulmet izraelite që nga nisja e konfliktit
Numri i personave që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës ka tejkaluar 69 mijë persona, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia palestineze e lajmeve Wafa, e cila citon autoritetet shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi. Sipas raportit, 69,169 persona janë vrarë, ndërsa 170,685 të tjerë janë plagosur që nga nisja e konfliktit. Shifrat u përditësuan pas nxjerrjes së një numri të madh trupash nga rrënojat në disa zona të Rripit të Gazës. Po ashtu, Wafa bën të ditur se që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor, janë vrarë 241 palestinezë dhe janë plagosur 614 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes për ndalimin e përkohshëm të luftimeve. Situata humanitare në territorin e rrethuar mbetet tejet e rëndë, ndërsa organizatat...