Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balotazhi në Kosovë/ Raundi i dytë i zgjedhjeve për 18 komuna, mbi 1 milionë qytetarë me të drejtë vote
Mbi 1 milionë e 316 mijë qytetarë të Kosovës kanë sot të drejtën e votës, pjesë e procesit të dytë zgjedhor, për zgjedhjen e kryetarëve të komunave. Raundi i parë i zhvilluar më 12 tetor, dërgoi në balotazh 18 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë e Kllokot. Gara do të zhvillohet mes dy kryetarëve më të votuar nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale, por që nuk arritën të siguronin më shumë se 50% të votave. Në raundin e balotazhit partia që hyn në më shumë komuna si forcë e parë është Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDK) me 6 të tilla, Aleanca për Aardhmërinë e Kosovës (AAK) në 4 dhe Partia...