Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sot zgjedhje në 5 bashki, ja orari i hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar zyrtarisht nëpërmjet rrjeteve sociale rreth raundit të zgjedhjeve të pjesshme vendore të datës 9 Nëntor 2025. Në këto zgjedhje do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë. Orari dhe rregullat kryesore Celibashi kujton të gjithë qytetarët dhe subjektet zgjedhore rreth orarit zyrtar të votimit dhe rregullave të heshtjes zgjedhore, të cilat janë në fuqi deri në mbylljen e votimit. Hapja e qendrave të votimit është në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00 Rregulli i heshtjes zgjedhore Në datën e zgjedhjeve, deri në orën 18:00, është në fuqi heshtja zgjedhore. Në këtë periudhë ndalohet çdo lloj fushate zgjedhore përmes organeve...