Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore
foto ilustruese RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov konfirmoi sot se po punohet për të përmbushur urdhrin që dha Presidenti Vladimir Putin javën e kaluar për të përgatitur propozime për një provë të mundshme armësh bërthamoreruse. Agjencisë shtetërore të lajmeve TASS e citon Lavrovin me fjalët: "Sa i përket udhëzimit të Presidentit Vladimir Putin në takimin e Këshillit të Sigurimit më 5 nëntor, ai është pranuar për zbatim dhe ndërkohë po punohet për të. Publiku do të informohet për rezultatet." Përgjigje ndaj deklaratës së TrumpitUrdhri i Putinit erdhi si përgjigje ndaj njoftimit të papritur që bëri javën e kaluar Presidenti Donald Trump, sipas të cilit SHBA do të rifillojë provat me armë bërthamore, për herë të parë kjo pas tri dekadash. Lavrovi i tha agjencisë së lajmeve TASS se Rusia nuk...