Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Kryemadhi: S’më hëngri politika, por shokët!
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi flet detaje nga jeta përtej politikës. “Tani jam më e lirë. Të vetmin ndryshim që kam sot, është se në mëngjes, nëse më parë në krevat kisha Ilir Metën, sot kam Borën. S’kam pasur titull më parë. Kam qenë në shërbim të të rinjve.”, tha ajo përballë gazetares Nisida Tufa, në emisionin ‘Kjo javë’ në News24. Kryemadhi tha se kanë qenë shokët politikë ata që e ‘hëngrën’ politikisht. “Mua s’më hëngri politika, por shokët. Historitë u përdorën për të larguar Monikën. Po të shikosh të gjithë historikun e Monikës, ka promovuar vetëm të rinjtë. Largimi im, largoi mekanizmin e barazisë. Erdhën njerëz nga rruga që e rrudhën partinë”, tha Kryemadhi. Duke u ndalur te divorci, Kryemadhi tha se fëmijët e...