‘Lali kthehu, Tirana është qelbur’/ Olta Gixhari ‘në gjunjë’ për Veliajn: Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë…

‘Lali kthehu, Tirana është qelbur’/ Olta Gixhari ‘në gjunjë’ për Veliajn: Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë…

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pezulloi shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Mbështetës të shumtë të Veliajt kanë shprehur hapur gëzimin e tyre, ndërsa ndër zërat publikë që reaguan ishte edhe aktorja e njohur Olta Gixhari. Përmes një postimi në Instagram, Gixhari ndau një mesazh emocionues në mbështetje të Veliajt, të shoqëruar me një fotografi të tij.“Vetëm kur e humbasim dikë, kuptojmë sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e duam më shumë në mungesë. Jo çdo e keqe vjen për keq, Lali. Tirana është qelbur dhe në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton,” shkroi aktorja në story-n e saj. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i...