Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Ta lirojmë këtë bukuroshin…”! Kush është krimineli “më i ri” në rrjet që po “çmend” vajzat shqiptare?
Stefan Milojeviç TIRANË- Rrjeti ka një tjetër emër në 'fronin' e kriminelit 'më seksi'. Stefan Milojeviç po 'çmend' vajzat shqiptare së fundmi, pas publikimit të fotos së tij të arrestimit në rrjete sociale. Vetëm dy ditë më parë, ZËRI publikoi lajmin e arrestimit të Stefan Milojeviç, një prej emrave më të njohur të mafias ballkanike, ndërsa fotoja e arrestimit ka "marrë dhenë". Stefan Milojeviç Postimi i ZËRI është ripublikuar dhe kthyer në një trend në rrjet, me komentet që kanë vërshuar për pamjen e tij tërheqëse, duke e etiketuar si 'krimineli më seksi'. Kryesisht vajza e gra, të cilat jo vetëm që nuk merren me arsyen e arrestimit apo rrjetin e drogës që po bënte namin, por janë 'marrosur' pas pamjes së tij, madje duke kërkuar...