Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës Peqin–Elbasan (EMRI)
Foto ilustruese PEQIN- Një person i pajetë është gjetur mesditën e kësaj të shtune pranë hekurudhës që lidh Peqinin me Elbasanin. Trupin e viktimës e ka pikasur një kalimtar i rastësishëm, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Personi i pajetë wshtw identifikuar si Bujar Mezini, 67-vjeç., ndërsa nuk dihen rrethanat e vdekjes, ndërsa policia ka dërguar trupin për ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet hetimore dhe kanë rrethuar zonën./ZËRI