Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor – kujdes shenjat!

Një në tre shqiptarë vuan nga sëmundjet e sistemit nervor, të cilat zënë 30-40% të gjithë sëmundshmërisë. Por ajo më e shpeshta është dhimbja e kokës, e cila është një shqetësim që pothuajse çdo njeri e ka provuar. Shefi i shërbimit të neurologjisë, Prof. Altin Kuqo, thekson se janë dhimbjet sekondare të kokës ato që janë më shqetësuese. “Ka dhimbje koke primare, por ka edhe dhimbje koke për shkak të dëmtimeve të trurit si encefalitet, sinozitet…”, shprehet profesor Kuqo. Cilat janë ato dhimbje koke që duhet të na çojnë te mjeku? Prof. Altin Kuqo shprehet: “Dhimbjet që nuk janë primare, pra ato dhimbje që zgjasin me ditë dhe nuk qetësohen me një inflamator.” Po pacientët që kanë vazhdimisht dhimbje koke të llojit migrenë apo të...