Aksidenti tragjik ajror në Groenlandë, gjendet trupi i italianit që vinte nga Kanadaja

Aksidenti tragjik ajror në Groenlandë, gjendet trupi i italianit që vinte nga Kanadaja

Autoritetet e Groenlandës njoftuan dje se kanë gjetur trupin e një shtetasi italian, i cili humbi jetën në një aksident ajror më 25 tetor, pranë kryeqytetit të Nuuk-ut, në bregun perëndimor të ishullit. Së bashku me trupin, u gjetën edhe pjesët e aeroplanit me të cilin italiani ishte nisur nga Kanadaja. Lajmin e konfirmoi “Farnesina” ministria italiane e Punëve të Jashtme, e cila bëri të ditur se Ambasada e Italisë në Kopenhagen ka ndjekur rastin në bashkëpunim me konsullin e nderit. Zyrtarët e misionit diplomatik italian kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës, për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme. Top Channel