Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka nisur t’u thotë privatisht njerëzve të besuar se JD Vance është në krye të garës për nominimin republikan në presidencialet e 2028-tës, dhe se madje do t`i ofronte mbështetje e tij nëse zgjedh vërtet të kandidojë. Kjo u pohua për POLITICO nga dy persona pranë administrates amerikane. Komentet e Rubios, të bëra privatisht, konsiderohen shembulli i qartë i mënyrës se si disa republikanë po luajnë tashmë një betejë për trashëgiminë pas Trumpit, më pak se një vit në mandatin e presidentit. “Rubio e bëri të qartë se JD Vance do të jetë kandidati republikan nëse ai e dëshiron këtë gjë”, ka pohuar një burim praë shefit të diplomacisë amerikane. Vetë presidenti Donald Trump duket nuk bën dallim mes...