Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ Qytetarët në Vlorë ankohen për çmimet: Rriten çdo vit pa arsye, shteti nuk bën asnjë kontroll
Qytetarët e Vlorës e kanë të pa mundur të përballojnë çmimet e ushqimeve dhe fruta perimeve. Ata shprehen se rriten pa pasur asnjë arsye të qartë, duke hedhur akuza në drejtim të institucioneve që nuk ushtrojnë kontrolle në tregje. Syri TV Prej vitesh, qytetarët e Vlorës ankohen për çmimet e larta të frutave dhe perimeve në tregjet e qytetit. Diferenca mes çmimeve të fermerëve dhe atyre në treg mbetet e ndjeshme, duke rënduar xhepin e konsumatorëve. Ata shprehen se çmimet rriten çdo vit, pa ndonjë arsye të qartë, ndërsa kontrolli nga institucionet mungon. Në mungesë të një tregu të organizuar dhe me standarde, qytetarët thonë se do të vazhdojnë të paguajnë më shumë për produkte që shpesh nuk garantojnë cilësi.