Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tentoi të vriste një person duke e goditur me makinë, kapet pas 7 muajsh adoleshenti në Lezhë
Kapet një 17-vjeçar, i cili 7 muaj më parë, tentoi të vriste një shtetas, duke e goditur me sendet te forta si dhe duke e përplasur me automjet, pas një konflikti për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë 6 shtetas. Si rezultat i kontrolleve dhe punës së inteligjencës informative, kryer me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e të gjithë shtetasve të përfshirë në konfliktin për motive të dobëta, ndodhur më datë 11.04.2025, në Lezhë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kapën shtetasin e shpallur në kërkim, A.M. 17 vjeç, banues ne Lezhe, per veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “Drejtim i mjetit ne menyre te parregullt”. Nga hetimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari drejtonte automjetin pa...