Rinas/ Kapen tre persona në kërkim, njëri i dënuar me 13 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar

Rinas/ Kapen tre persona në kërkim, njëri i dënuar me 13 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar

Policia Kufitare e Rinasit ka intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim, duke vënë në pranga tre shtetas, mes tyre një i dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i analizës së riskut, intervistimit të thelluar dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, u ndaluan në hyrje të Shqipërisë tre shtetas në kërkim: -Denis Xhelili, 41 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte deportuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe pas verifikimeve rezultoi se Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë kishte njësuar vendimin e Gjykatës së Kurorës Luton–Chichester, e cila e kishte dënuar me 13 vjet e 4 muaj burgim për...