Rama: 1 miliard euro për Shëndetësinë, 15 milionë euro ekstra për pacientët e Onkologjikut

Rama: 1 miliard euro për Shëndetësinë, 15 milionë euro ekstra për pacientët e Onkologjikut

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në rrjetet sociale, ka bërë me dije se në projekt-buxhetin e 2026 janë parashikuar një miliard euro për Shëndetësinë, ku 15 milionë euro ekstra do të shkojnë për pancientët e Onkologjikut. “Mu duk e udhës të ndaj me ju projekt-buxhetin 2026 me mbi 1 miliardë euro për Shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, afro 4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Po ndalem te lufta me kancerin dhe nevoja për barnat e shtrenjta. Për herë të parë hapim linjë financimi vetëm për këtë nevojë jetike, duke futur 15 milionë euro ekstra në shërbim të pacientëve të Onkologjikut. Për herë të parë, shërbimi i rikonstruksionit të gjirit për gratë dhe vajzat që kalojnë kancerin do jepet i plotë për të gjitha dhe falas,...