Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Do i shiste te grupet kriminale, ish-ushtaraku kapet me 4 pistoleta e municione! Pjesë e grupit që do vriste ‘Rrumin e Shijakut’
Ish-ushtaraku 46-vjeçar, Altin Celami, është arrestuar sërish nga policia për të njëjtën veprimtari kriminale: furnizimin e grupeve kriminale me armë zjarri. Në njoftimin e policisë thuhet se Altin Celami përdorte taksinë e tij për të transportuar armët dhe municionin luftarak, që t’i shmangej ndalimit të policisë. Gjatë kontrollit fizik, të taksisë dhe të banesës, iu gjetën 4 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme arme të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. “Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, shtetasi A. C., 46 vjeç, banues në Tiranë, teksa drejtonte automjetin tip taksi. Gjatë kontrollit fizik, të automjetit...