Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar Mikel Hoxha, nipi i ish-deputetit të PDIU

Burime për gazetarin e A2 CNN, Igli Çelmeta, bëjnë të ditur se është ekstraduar nga Mbrëteria e Bashkuar drejt vendit tonë, Mikel HOXHA, 33 vjeç. Shtetasi Mikel HOXHA, është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Durrës më datë 13.12.2021, e ka dënuar me 5 (pese) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e Rende me Dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”. Mikel Hoxha, është nipi i ish-deputetit të PDIU-së, Dritan Bici, shkruan A2 CNN. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Ngjarja për të cilën është dënuar dhe shpallur në kërkim Mikel Hoxha ka ndodhur në qytetin e Gramshit në datën 6 qershor 2018 ku në sheshin e qytetit ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë...