VIDEO/ Armët janë sheshit në Tiranë, policia arreston 1 taksist me 4 pistoleta – Altin Celami, u kap në flagrancë

VIDEO/ Armët janë sheshit në Tiranë, policia arreston 1 taksist me 4 pistoleta – Altin Celami, u kap në flagrancë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë finalizuar një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje dhe trafikut të armëve. Operacioni policor, i koduar “Gun Expert”, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dhe u ndoq me metoda speciale hetimi. Si rezultat i operacionit, policia arrestoi në flagrancë shtetasin Altin Celami, 46 vjeç, banues në Tiranë, ish-ushtarak, i cili u ndalua në Rrugën e Dibrës teksa drejtonte automjetin e tij tip taksi, që e përdorte për të shmangur kontrollet policore. Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan: 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike e llojit kokainë, si dhe pjesë të ndryshme armësh, të...