Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, që përdorte taksinë e tij për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë

Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, që përdorte taksinë e tij për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë

Kronikë E Shtunë, 8 Nëntor 2025 09:35 Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë goditjet ndaj armëmbajtjes pa leje dhe veprimtarive kriminale. Njoftimi i Policisë Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Strukturat e DVP Tiranë, ndaj armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve, operacioni policor i koduar “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi. Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh. Furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, vihet në pranga 46-vjeçari që përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore. 46-vjeçari i implikuar edhe më parë për të njëjtin aktivitet kriminal. Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve të DVP Tiranë, nën...