VIDEO/ Enigma e një vrasjeje të pazbardhur, familja kërkon drejtësi për vëllain 28-vjeçar

VIDEO/ Enigma e një vrasjeje të pazbardhur, familja kërkon drejtësi për vëllain 28-vjeçar

Alban Gropçaj ishte një 28-vjeçar shqiptar me banim në Itali, që më 18 shkurt të vitit 2019 u vra në rrethana ende të paqarta, ndërsa udhëtonte me makinë me një mikun e tij, biznesmenin italian. Ngjarja që i mori jetën të riut ndodhi në një rrugë të periferisë së Fortaleza-s në Brazil. Përpara hetuesve të atjeshëm, biznesmeni Guido Bertola ka treguar se dy të rinj me motor e kanë ndjekur makinën e tyre, derisa në një moment e kanë ndaluar nën kërcënimin e armës. Guido, që ishte në timon, është tërhequr zvarrë jashtë mjetit dhe vetëm pas pak çastesh ai ka dëgjuar një të shtënë. Pasi është ringritur, ai ka parë motorin të largohej me shpejtësi, ndërkohë që pak metra më tej ka vënë re...