Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri” – VIDEO
Banorët e Metoqit: “Ju lutemi, na ndihmoni! Ura po shkatërrohet përsëri” Banorët e fshatit Metoq i janë drejtuar sërish Saranda Web me një ankesë: dërrasat e urës, që lidh lagjen me pjesën tjetër të zonës, po dëmtohet përsëri. Vetëm katër muaj më parë, pas publikimit në Saranda Web, u bë një ndërhyrje për riparimin e saj, por dëmtimet janë rikthyer. Drasat janë çarë dhe lëvizin nën peshën e automjeteve, duke rrezikuar kalimtarët. “E riparuan, por tani po shkatërrohet përsëri. Çdo ditë kalojnë fëmijë dhe makina — është e rrezikshme,” shprehen banorët. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe një zgjidhje të qëndrueshme për urën. Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb