Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj (EMRI)
Foto ilustruese BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Duhanas të Beratit, ku një 43-vjeçar i identifikuar si Ermal Rripi, ka humbur jetën pasi ka rënë nga një pemë ulliri. Burime bëjnë me dije se 43-vjeçari ishte duke vjelë ullinj në momentin e aksidentit, teksa ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga lartësia, duke pësuar dëmtime të rënda trupore. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, por, pavarësisht ndihmës mjekësore të menjëhershme, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Forcat e policisë të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, pas kontrollit të terrenit, konfirmuan se ngjarja është aksidentale dhe nuk dyshohet për rrethana të tjera. Autoritetet kanë nisur procedurat e...