Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Gjendet i djegur brenda mjetit, dyshohet se është shqiptar
Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e pasme të një automjeti, është zbuluar në Skourta të Viotias pranë Athinës. Mjeti ishte vjedhur nga një zonë e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara. Ka qenë një gjahtar ai që ka zbuluar mjetin e djegur dhe ka njoftuar policinë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur prej të paktën 48 orësh ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Sipas raportimeve fillestare të “E-Kathimerini”, është e mundur që ky të jetë një shtetas shqiptar i cili ishte zhdukur rreth 24 orë më parë. Personi në fjalë nuk kishte precedentë penalë. Disa ditë më parë, ai ishte larguar nga vendi i tij i banimit për në Vilia, ku nuk mbërriti...