Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Kundërshtar i Listës Serbe”, Sveçla: Serbit të rrëmbyer po i mohohet mbrojtja
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka inspektuar zonën kufitare me Serbinë në Leposaviç ku dyshohet se hynë forcat serbe dhe rrëmbyen shtetasin Milan Vukashinoviq. Sipas Sveçlës, Serbia tregoi edhe njëherë se është një shtet agresor dhe antidemokratik pasi personit të rrëmbyer po i mohohet mbrojtja ligjore. “Në bazë të informatave dhe dëshmive të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës z. Vukashinoviq është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe. I njëjti pas plagëve të marra po trajtohet në spitalin e Nishit në Serbi. Serbia po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi...