Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hapën pakon e dyshimtë me pluhur të bardhë, 7 persona në një bazë ushtarake në SHBA përfundojnë në spital
Shtatë persona u sëmurën nga një pako me substancë të dyshimte, e cila u dërgua në një bazë ushtarake në Maryland, SHBA. Pakoja përmbante një pluhur të bardhë, e cila po hetohet për të zbuluar përmbajtjen e saj. Personat që u sëmurën u transportuan menjëherë në Qendrën Mjekësore Malcolm Grow pasi u hap pakoja. Ata morën ndihmën e nevojshme dhe më pas dolën nga spitali. Dhoma ku u hap pakoja, e vendosur në një ndërtesë ku ndodhet Qendra e Gatishmërisë së Gardës Kombëtare Ajrore, mbetet e mbyllur. Baza e Përbashkët Andrews është baza ushtarake përmes së cilës personalitete të rëndësishme si presidenti, zëvendëspresidenti dhe sekretarët e kabinetit udhëtojnë rregullisht për punë zyrtare. Presidenti Donald Trump ishte në Bazën e Përbashkët Andrews të mërkurën. Qendra e...