Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Planifikonin sulme terroriste ndaj emigrantëve, arrestohen dy persona në Irlandë
Autoritetet Irlandeze kanë arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se planifikonin sulme terroriste ndaj emigrantëve. Dy personat e identifikuar si Karolis Peckauskas, 38 vjeç dhe Garrett Pollock, 35 vjeç të cilët kanë dalë para gjykatës në Irlandë, u arrestuan pasi posedonin eksplozivë të cilët dyshohet se do i përdornin në sulmin që kishin planifikuar. Në duart e policisë është një video në të cilin katër individë të maskuar morën përgjegjësinë për një sulm ndaj një xhamie në Galway dhe kërcënuan se do kryenin sërish sulme kundër strehimit të emigrantëve në Irlandë. Videoja që u transmetua në gjykatë tregonte personat me maska që qëndronin përpara një flamuri trengjyrësh dhe bënin atë që u përshkrua si deklaratë pas një sulmi terrorist. Ata paralajmëruan se kushdo që ndërhynte...