Itali/ Bojkot kulturor ndaj artistëve Rusë të afërt me Putinin: Ildar Abdrazakov anulohet në Verona

Itali/ Bojkot kulturor ndaj artistëve Rusë të afërt me Putinin: Ildar Abdrazakov anulohet në Verona

Bas-baritoni rus Ildar Abdrazakov nuk do të performojë më në “Don Giovanni” në Teatro Filarmonico të Veronës në janar 2026. Fondacioni Verona Arena njoftoi anulimin pas presionit të organizatës Liberi Oltre le Illusioni dhe Fondacionit Rus Kundër Korrupsionit (FBK), që e akuzuan artistin për mbështetje ndaj Vladimir Putinit gjatë zgjedhjeve presidenciale ruse dhe për përpjekje për rikthim në skenat italiane pas anulimit të koncertit të tij në Napoli në janar 2025. Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Pina Picerno, e konsideroi vendimin si një “fitore kundër propagandës së Kremlinit”, duke falënderuar Fondacionin Kundër Korrupsionit dhe Yulia Navalnaya-n për mbështetjen. Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, tha se anulimi nuk lidhej vetëm me çështje sigurie, por ishte një mënyrë për të refuzuar përdorimin e artit si mjet propagande:...