Trump pret Orban në Shtëpinë e Bardhë

Trump pret Orban në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është pritur nga Donald Trump jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. I pyetur nëse do të takohet me Vladimir Putinin në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, Trump u përgjigj duke thënë “gjithmonë ka një shans”. Trump dhe Putin u fol se do të takoheshin në Hungari pas një telefonate muajin e kaluar, por presidenti amerikan e anuloi takimin, sepse dyshonte se ai mund të sillte përparim në një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Trump dhe Orban tani do të shkojnë në Sallën e Kabinetit për bisedime.