Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njoftim për qytetarët
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave në Republikën e Kosovës, të cilat do të mbahen të dielën më 9 nëntor 2025, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor. Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë, shkruan A2 CNN. Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet...