Orban në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Donald Trump

Orban në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Donald Trump

Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 18:36 Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është pritur nga presidenti Donald Trump, jashtë Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë. Sipas mediave të huaja, i pyetur nëse do të takohet me Vladimir Putinin në Budapest, Trump u përgjigj duke thënë “gjithmonë ka një shans”. Të dy udhëheqësit do të shkojnë në Zyrën Ovale, ku do të zhvillohet edhe takimi zyrtar mes tyre. Nafta ruse është e vetmja fushë ku aleatët kanë pasur dallime në qëndrime dhe kjo është diçka për të cilën ka të ngjarë të pyeten të dy liderët nga gazetarët.