Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Sasa Hoda banore në ”Big Brother Kosova Vip 4”
Showbiz E Premte, 7 Nëntor 2025 18:27 ”Big Brother Kosova Vip 4” po afrohet me shumë pritshmëri dhe lista e pjesëmarrësve po zbulohet gradualisht. Në mesin e banorëve të zgjedhur këtë vit do të jetë edhe Saranda Hoda, e njohur gjerësisht si Sada Hoda, një personazh shumë i dashur dhe i komentuar në publik. Sada, e cila vjen nga Gjakova, u bë e njohur për publikun përmes reality-show-t ikonë “Shpija e Kosovës”. Historia e saj jetësore, e cila kombinon sfidën dhe frymëzimin, bëri që ajo të fitonte menjëherë simpatinë e publikut, duke u shndërruar në një prej figurave më të pëlqyera të formatit.