Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Shemben tre vilat pa leje në Sauk, Rama: Nuk mund të ndërtohen në kurriz të komunitetit
Tre vilat pa leje në një zonë rezidenciale janë shembur me shpërthim të kontrolluar në Sauk. Teksa ka nxjerrë videon e shembjes, Rama shkruan se nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta në kurriz të komunitetit. “Nuk mund të ndërtohen vila të shtrenjta për qëllime fitimi në dëm të ligjit e në kurriz të komunitetit. Operacioni nuk do të ndalet askund dhe përballë askujt, deri kur asnjë të mos e mendojë fare më se mund të ndërtojë metra katrorë pa leje“-shkruan Rama. Top Channel