Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Gjermanët ndihen gjithnjë e më pak të sigurt në hapësirat publike
Një numër në rritje i qytetarëve gjermanë thonë se nuk ndihen më të sigurt në hapësirat publike, rrugë dhe transport publik. Sipas sondazhit më të fundit të institutit Infratest-dimap për emisionin “Deutschlandtrend” të ARD, çdo i dyti gjerman deklaron se ndien pasiguri — dy herë më shumë se tetë vjet më parë. Rritja e pasigurisë ndodh në një periudhë debatesh të forta për “imazhin e qytetit”, të nisura nga kancelari Friedrich Merz, i cili ka lidhur sigurinë publike me çështjen e migracionit. Merz tha se Gjermania ka nevojë për imigracion, sidomos në tregun e punës, por theksoi se probleme lindin nga migrantët pa status të qëndrueshëm dhe pa punë. Këto deklarata kanë shkaktuar polarizim të madh në politikën dhe shoqërinë gjermane. Sipas sondazhit, frika më...