Rrjeti i parave të Ballukut/ “6 milionë euro u transferuan në Zvicër”, Llabani zbulon pistat: Në lojë dhe zyrtarë të..

Rrjeti i parave të Ballukut/ “6 milionë euro u transferuan në Zvicër”, Llabani zbulon pistat: Në lojë dhe zyrtarë të..

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me marrjen të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK, duke zbuluar detaje të reja mbi hetimet që po zhvillohen ndaj saj. Sipas Llabanit, Partia Demokratike, përmes deputetit Gazment Bardhi, ka qenë një nga paditësit që ka dorëzuar dosjen ndaj Ballukut në SPAK. “Fakti që PD del sot me dokumente të tjera që vërtetojnë thellimin e këtij skandali, tregon se PD disponon materiale dhe prova shtesë për rastin,” tha ajo. Moderatorja nënvizoi se ndaj Ballukut janë regjistruar 7 deri në 8 procedime penale, që përfshijnë shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion, duke shtuar se dokumentet e bëra publike deri tani janë “vetëm maja e ajsbergut”. “Sot që flasim, ndaj Ballukut...