Bardhi: Gara për Aeroportin e Vlorës ishte fiktive, Pacolli zbulon pazaret e Ballukut

Bardhi: Gara për Aeroportin e Vlorës ishte fiktive, Pacolli zbulon pazaret e Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD ka publikuar një intervistë publike të biznesmenit Behxhet Pacolli, i cili ka treguar prapaskenat e procedurës së koncesionit për Aeroportin e Vlorës. Në deklarimet e tij publike, aksioneri Pacolli tregon se përpara garës ai kishte rëne dakord me Aeroportin e Mynyhit për të marrë pjesë në garë, por ishte Ministrja Belinda Balluku që futi në lojë kompaninë turke në atë koncesion. Pacolli tregon se ishte telefonuar nga kompania turke, që i kishte treguar se ajo do të përfshihej në dy investime në Shqipëri në atë të Spitalit Memorial në Fier dhe në investimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, për të cilin i kishte kërkuar biznesmenit Pacolli që të përfshiheshin bashkë. Përpara se të shpallej fituesi i garës Pacolli...