Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Vodhi sende me vlerë dhe para në një banesë, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, duke arrestuar një 31-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje në qytet. 31-vjeçari, më datë 19 tetor 2025, ka hyrë në banesën e një shtetasi dhe ka vjedhur sende me vlerë dhe para, në kohën kur pronari nuk ndodhej në banesë. Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga pronari, policia organizoi punën operacionale dhe arriti të kapë autorin, i cili kishte fshehur disa nga sendet e vjedhura në lokalin që administronte vetë. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti person më datë 5 nëntor 2025 ka vjedhur materiale në një magazinë po në lagjen “Katund i Ri”. NJOFTIMI: Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara...