Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Projekti i zhdukur i rindërtimit” — PD: Qeveria e shiti Durrësin për interesat e AADF-së!
Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkisë Durrës dhe qeverisë për një aferë që prek fondet e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019. Anëtari i Kryesisë së FRPD, Orest Berberi, deklaron se një projekt i përfunduar në shkurt 2021 nga studiot shqiptare ‘SON Engineering & Construction’ dhe ‘A&E Engineering’, i financuar me paratë e taksapaguesve europianë, është injoruar për të favorizuar një marrëveshje të re me Fondacionin AADF. “Ky është një projekt i tipit koncesionar, ku AADF shpallet si donator me 6.7 milionë euro, por që do të përfitojë trefishin e kësaj shume brenda 15 viteve, ndërsa qytetarët e Durrësit humbasin pronat e tyre pa u pyetur,” tha Berberi gjatë deklaratës për shtyp. Berberi ngriti pyetje mbi shpenzimin e fondeve publike dhe transparencën e...