Strukturë e re për Policinë e Shtetit, ajo Kriminale pushtet të gjerë, edhe Europolin në varësi

Strukturë e re për Policinë e Shtetit, ajo Kriminale pushtet të gjerë, edhe Europolin në varësi

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka nisur diskutimet e mbyllura për krijimin e strukturës së re drejtuese. Ajo që vihet re në draftin që e disponon A2CNN është fakti se pushteti i Policisë së Shtetit përqendrohet në duart e dy posteve kryesore, atë të drejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit të policisë kriminale. Policia e Shtetit po përgatit strukturën e re drejtuese, e cila pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në mënyrën e organizimit dhe shpërndarjes së kompetencave. Në Drejtorinë e Përgjithshme, drejtues të lartë u mblodhën për të diskutuar mbi draftin që aktualisht është ende konfidencial dhe nuk është bërë publik. A2CNN ka arritur të sigurojë dokumentin që po shqyrtohet, ku parashikohet që Policia e Shtetit të ketë 6 departamente kryesore, Policinë Kriminale,...