Disa vakte të shijshme dhe të shëndetshme që mund t’i merrni me vete në punë

Disa vakte të shijshme dhe të shëndetshme që mund t’i merrni me vete në punë

Sa herë e keni menduar fjalinë “çfarë do ha sot për drekë në punë”? Dhe sa herë të tjera jeni menduar që në darkën paraardhëse se çfarë do t’u jepni me vete fëmijëve për të ngrënë në shkollë? Në këto kohëra ku obeziteti tashmë është kthyer në një problem real, të gjithë e ndjejmë nevojën e të ushqyerit shëndetshëm. Me poshtë ju tregoj disa ide të ushqimeve të shëndetshme take-away, të cilat mund t’i konsumoni gjatë vaktit të ndërmjetëm (dhe jo vetëm) në punë ose në shkollë. 1. ORIZI. Është një prej ushqimeve më të thjeshta e njëkohësisht më të mira për t’u gatuar e konsumuar gjatë vaktit të ndërmjetëm e jo vetëm. I zierë, i skuqur me pak vaj ulliri ekstra të virgjër, sushi...